Flash News

KRYESORE

Seanca për Adriatik Llallën në Kolegjin e Apelimit, trupi gjykues tërhiqet për vendimin

Seanca për Adriatik Llallën në Kolegjin e Apelimit, trupi gjykues

Nuk ka zgjatur shumë pjesa e parë e seancës në  Kolegjin e Posaçëm të Apelimi për ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kjo pasi trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin e parë që ka të bëjë me vlefshmërinë ose jo të prokurës së posaçme të Llallës për avokatin e tij, Sokol Hazizaj.

Kujtojmë se seanca e kaluar u shty për problemeve që avokati kishte me prokurën dhe faktin që sipas përfaqësuesit ligjor, Llalla nuk ishte njohur me vendimin e Komisionerit Publik.

Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Ndërsa përveç ankesës së Komisionerit Publik, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për disa vepra penale.

Procesi i rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish-Kryeprokurorit.

 

 

 

 

Të fundit