Flash News

KRYESORE

Seanca për Elvis Roshin, çfarë vendosi sot Gjykata Penale

Seanca për Elvis Roshin, çfarë vendosi sot Gjykata Penale

Gjykata Penale ka vendosur që të dërgojë çështjen në gjyq lidhur me rastin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Ky vendim erdhi pasi hetimet e prokurorisë janë vlerësuar të drejta.

Mësohet se Elvis Roshi nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Ai është marrë i pandehur për akuzat e falsifikimit të vulave, stampave e formularëve.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Të fundit