Flash News

KRYESORE

Seanca për teatrin, Erion Veliaj i bën Albana Vokshit atë që nuk ia pranoi Ndrenikës dhe Arbanës

Në Komisionin e Edukimit po zhvillohet sot seanca për Teatrin Kombëtar ku të ftuar janë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sapo kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nisin fjalën përpara të pranishmëve, Veliaj ndezi mikrofonin dhe filloi të fliste. Pavarësisht se nuk iu dha leja për të folur kryebashkiaku ndërhyri duke lëshuar akuza kundër Vokshit.

Kjo sjellje e kryebashkiakut të Tiranës bie ndesh me mënyrën se si ai u soll me aktorët e mëdhenj në degjesën e organizuar prej tij. Veliaj nuk lejoi as Robert Ndrenikën apo Reshat Arbanën që të merrnin fjalën pa leje dhe kërkonte vazhdimisht që të respektohej debati.

Në të njëjtën mënyrë Veliaj nuk veproi sot, duke vendosur një standard tjetër, të shëmtuar dhe aspak serioz.

Sherr te Komisioni i Medias, Flamur Noka tenton të nxjerrë me forcë Erion Veliajn, ndërhyn menjëherë garda

Përplasja fizike te Komisioni i Media, dorëzohet Erion Veliaj, pas tij edhe Mirela Kumbaro

Dy deputetët e PS që u shndërruan në truproja të Erion Veliajt. Pas sherrit, kryebashkiaku strehohet në një tjetër sallë

Të fundit