Flash News

KRYESORE

Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat në Shkup, në sallë i pranishëm Talat Xhaferi

Seanca plenare e Parlamentit ka nisur sot me një minutë heshtje për tragjedinë e ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku përmbysja e një autobusi shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se Shqipëria ndodhet sot në krah të fqinjit të saj.

I pranishëm në sallë ishte edhe Talat Xhaferi, kreu i Parlamentit të Maqedonisësë Veriut, i cili do të mbajë një fjalim në Parlamentin shqiptar.

Në shtetin fqinj janë shpallur dy ditë zie për ngjarjen e rëndë.

Të fundit