Flash News

KRYESORE

Seanca plenare për projektligjin e magjistraturës, PS nis negociatat e fshehta me deputetët e opozitës për shumicën e cilësuar  

Seanca plenare për projektligjin e magjistraturës, PS nis negociatat e

Shumica parlamentare do të përballet sot në Kuvend me sfidën e 84 votave, ose siç njihet ndryshe me shumicën e cilësuar.

Në seancën e sotme është përfshirë në axhendën e votimit një një ndryshim të një prej projektligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që i lejon shkollës së Magjistraturës të pranojë studentë për vitin e ri akademik edhe pse nuk i janë nënshtruar më parë procesit të vettingut. Ky projektligj është miratuar në 2016 nga koalicioni PS LSI ndërsa burime nga mazhoranca bëjnë me dije se po tentohet të arrihet një dakordësi mes disa deputetëve nga opozita.

burime nga Panorama thonë se PS do kërkojë fillimisht konsensus nga opozita për ta kërkuar këtë projektligj. Nëse PD refuzon, negociatat do nisin me grupin e LSI.

Por edhe nëse ky plan dështon, do të vijohet me planin B. Mazhoranca ka nisur bisedimet në mënyrë individuale me deputetë jashtë grupit parlamentar të PS me disa deputetë të pavarur të LSI.

PS i duhen edhe 5 vota për të arritur shumicën e cilësuar. Deri tëni në radhët e LSI janë parë duke dalë kundër rrymës Robert Bitri, Agron Çela, Vangjel Tavo, Nasip Naco dhe Lefter Koka. Pritet të shihet se kush do të bashkojë votat me PS pas seancës së sotme në orën 10.00.

Të fundit