Flash News

KRYESORE

Seanca zgjat vetëm dy minuta, Emiljano Shullazi drejt lirimit?

Seanca zgjat vetëm dy minuta, Emiljano Shullazi drejt lirimit?

Apeli i Gjykatës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u detyrua të shtyjë sërish për një datë tjetër seancën ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve.

Edhe seanca e sotme ka zgjatur rreth dy minuta e drejtuar nga gjyqtarja e vetme e mbetur, Albana Boksi.

Shkak për këtë ngërç ishte shndërrimi i Apelit të Krimeve në Gjykatë Speciale, si dhe për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.

Që para një viti, Shullazi dhe anëtarët e tjerë të dyshuar të grupit të drejtuar prej tij apeluan vendimin nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.

Ajo e dënoi Shullazin me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Trupa gjykuese mbetet ngërçi i gjithë kësaj situate, pasi një pjesë e tyre janë ende në vetting, një pjesë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë mbaruar mandatin.

Kështu, nëse nuk formohet së shpejti trupa gjyqësore, e për rrjedhojë seancat ndaj Shullazit dhe grupit të tij vijojnë të shtyhen, atëherë ata do të shkojnë drejt lirimit, për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Për këtë arsye, KLGJ në dhjetor të 2019-ës, u angazhua për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, duke i drejtuar një shkresë zyrtare Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa i propozoi disa ndryshime për emërimin e  gjyqtarëve. Deri tani nuk ka patur asnjë përgjigje.

Të fundit