Flash News

KRYESORE

“Seancë e turpshme, e pështirë...”, i irrituar, Maliqi bën zotimin nga Kuvendi: Nëse opozita humbet, unë largohem nga politika

“Seancë e turpshme, e pështirë...”, i irrituar,

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, e ka konsideruar të turpshme seancën e sotme për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në një fjalim nga selia e Kuvendit, Maliqi ka ashpërsuar tonet ndaj mazhorancës, duke shtuar se po shkelnin marrëveshjen e 5 qershorit.

I bindur për humbjen e mazhorancës, Maliqi shprehet se në rast se Partia Socialiste fiton zgjedhjet 25 Prillit, megjithë dredhitë e bëra, ai vetë do të tërhiqej përfundimisht nga politika.

“Sot është një seancë turpi e pështirë e Rilindjes së krimit. Ku janë këta deputetët trima të Rilindjes që morën edhe tepsinë edhe timonin në 2017? Këta që kishin gjysmën e parlamentit?

Cfarë kanë frikë këta që ndryshojnë koalicionet? Këta sikur i kanë të gjitha edhe shumicën edhe bandat. Pse nuk i hapën listat? Pse kanë frikë se parlamentin?

Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni gjithë Shqipërinë përmes votimit të këtij Kodi. Mirëpo, ju them një gjë; çfarëdolloj gjëje që të bëni fitorja e demokratëve do të jetë plebishitare që nga qarku i Beratit. Dhe jua them, nëse opozita e bashkuar nuk merr një fitore të plotë, unë do largohem përfundimisht nga politika”, tha Maliqi.

Të fundit