Flash News

KRYESORE

Seancë plenare në kushte të pazakonta në 16 prill, Politiko zbardh dy variantet si do të ulen deputetët dhe ministrat

Seancë plenare në kushte të pazakonta në 16 prill, Politiko

Në 16 prill, Kuvendi pritet të zhvillojë seancën e parë plenare që kur vendi u përball zyrtarisht me rastet e para të të infektuarve me Covid-19.

Seanca do të zhvillohet në sallë dhe jo online siç ka funksionuar me takime të tjera gjatë periudhës kur vendi u izolua në karantinë, si masë parandaluese për përhapjen dhe parandalimin e rasteve të prekura me coroanvirus.

Megjithatë, kjo seancë plenare do të zhvillohet në kushte të pazakonta dhe me masa të rrepta, duke u respektuar distanca e duhur mes deputetëve dhe ministrave në sallë.

Politiko.al ka zbardhur dy variantet e mundshme se si do të kryhet seanca plenare e javës së ardhshme, propozime që do të diskutohen sot në Konferencën e Kryetarëve.

Tek të dyja variantet parashikohet se në hyrje të sallës së seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjeksore prezent ne sallë dhe punonjesit e administrates se Kuvendit do pajisin deputetet me maska e doreza.

Në sallë do jenë vetëm punonjesit e domosdoshem të administrates të pajisur edhe ata me maska dhe doreza, ndërkohë edhe Garda e Republikës do jetë me numër teë reduktur dhe të pajisur me maska dhe doreza.

Seanca do transmetohet live nga TVSh e cila do te prodhojë sinjal per të gjitha televizionet.

Si do të ulen deputetët dhe ministrat

Një propozim është se në sallë do të jenë të pranishëm 75% e deputeteve propocionalisht sipas Grupeve Parlamentare.

Sipas këtij varianti të pranishëm në sallë do të jenë 81 deputetë plus 10 ministrat deputetë.

Deputetet do vendosen ne pozicione te përcaktuara:

- Kryetari i Kuvendit

- ne plate majtas 36 deputetë,

- ne plate djathtas 35 deputetë,

- tek paneli i qeverisë, 10 ministra deputetë, duke siguruar distancën

- dhe 9 deputet tek llozhat e Kuvendit

Varianti i dytë parashikon që të jenë prezent në sallë të gjithë deputetët 112 plus 10 ministra deputetë.

Deputetët do vendosen në pozicione te përcaktuara: në plate majtas 35 deputete, në plate djathtas 35 deputete, tek paneli i qeverisë, 10 ministra deputete, kryetari i kuvendit.

Pjesa tjeter e deputeteve vendosen ne galerinë e sallës. Ndërkohë që ministrat jo deputetë vendosen në lozhat e sallës.

Të fundit