Flash News

KRYESORE

Sebastian Kurz kryeministër, lajm i mirë për shqiptarët? Mbështeti Gruevskin në kulmin e fushatës anti-shqiptare

Sebastian Kurz kryeministër, lajm i mirë për shqiptarët?
Politika në Shqipëri dhe Kosovë është shprehur entuziaste me zgjedhjen e Sebastian Kurz në krye të ekzekutivit austriak. 31 vjeçari ka marrë mesazhe të shumta urimi nga drejtuesit e qeverisë shqiptare dhe kosovare, si dhe nga liderët e opozitës. Por a duhet të jenë Tirana dhe Prishtina kaq entuziaste për zgjedhjen e Kurz kryeministër, në një kohë kur mediet perëndimore shfaqin dyshime për prirjet e tij radikale të djathta? Ka një moment, jo të largët, në karrierën politike të Kruz si ministër i Jashtëm, që tërhoqi shumë kritika nga faktori shqiptar në Maqedoni. Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, në nëntor të 2016-ës, Kurz mori pjesë në një prej tubimeve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në atë periudhë, Gruevski po zhvillonte një fushatë të ashpër, të fokusuar kryesisht kundër shqiptarëve, traditë që ai e ndiqte prej vitesh. Elita shqiptare në vendin fqinj u shpreh kundër pranisë së Kurz në tubimin e Gruevskit, pasi si gjithnjë, në të tilla raste nuk mungonin fyerjet ndaj komunitetit të dytë më të madh. Pjesëmarrja e Kurz në tubimin e VMRO-DPMNE, në një kohë kur ai vizitën në Maqedoni po e zhvillonte në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Austrisë, u kritikua edhe nga opozita e atëhershme maqedonase. Nikola Dimitrov, sot ministër i Jashtëm në qeverinë e Zoran Zaev, deklaroi se Kurz i dha mbështetje autorëve të ‘kapjes së shtetit’.

Të fundit