Flash News

KRYESORE

Sebastian Kurz nuk jep garanci për hapjen e negociatave: Jeni në rrugë të mirë, por nuk kam një përgjigje të qartë për Shqipërinë

Sebastian Kurz nuk jep garanci për hapjen e negociatave: Jeni në

Austria merr presidencën 6-mujore të Bashkimit Evropian në muajin qershor, por kancelari Sebastian Kurz nuk ka dhënë garanci që hapja e negociatave me Shqipërinë do të ndodhë gjatë kësaj periudhe.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurz tha se Shqipëria është në rrugë të mirë sa i përket fillimit të bisedimeve për pranim në BE, por ende nuk mund të japë një përgjigje të qartë dhe të sigurtë për këtë çështje, pasi disa shtete janë kundër këtij vendimi.

“Do ta shohim. Nuk mund t’ju jap një përgjigje të qartë apo siguri. Siç e tha edhe kryeministri, ka disa shtete anëtare të BE-së që për probleme të brendshme e kanë të vështirë të marrin këtë vendim. Negociatat e pranimit janë në rrugë të mirë, megjithatë, nuk e di se kur do të merret ky vendim. Nuk mund ta them akoma”, u shpreh kancelari austriak.

Gjatë takimit me homologun e Austrisë, kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu mbështetje financiare për të përballur fluksin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe që përmes “rruges së Shqipërisë” tentojnë të kalojnë në shtetet e BE-së.

Të fundit