Flash News

KRYESORE

Sebastien Frey: Strakosha më pëlqen, nuk është e lehtë të jesh portier i Lazios

Ish-portieri, Sebastien Frey, ka qenë i ftuar së fundmi në “Radio Incontro Olympia” ku ka folur për kalimin e tij tëparealizuar te Lazio, ku luan aktualisht edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Veç të tjerash, Frey ka folur edhe për performancën pozitive të shqiptarit, duke vlerësuar faktin se ka luajtur titullar gjatë gjithë sezonit.

“Strakosha? Mua më pëlqen. Ka luajtur titullar. Nuk kam nevojë të shohë episodet, por sezonin në total. Nuk është e lehtë të jesh portieri i Lazios”, tha ish-portieri i Interit dhe Fiorentinës, Sebastien Frey.

Të fundit