Flash News

KRYESORE

“Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, botohet në Francë vëllimi i parë i romanit të Stefan Çapalikut

Është botuar në Francë, nën përkthimin e Ardian Marashit, vëllimi i parë i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, të dramaturgut dhe shkrimtarit të njohur shqiptar, Stefan Çapaliku.

“Nga vitet 1960 e deri në vdekjen e Enver Hoxhës; jeta e një familje në një provincë shqiptare; arritja e televizionit të parë dhe antenat e drejtuara kah Jugosllavia dhe Italia; zbarkimi në Hënë i amerikanëve të urryer nga regjimi komunist; konvertimi në islam i Cassius Clayt i ndan katolikët dhe myslimanët në shtetin ku boksi dhe feja janë që të dyja të ndaluara; të rinjtë vriten teksa kalojnë kufirin”, përshkruhet shkurt, në këtë botim, përmbajtja e këtij vëllimi, ku ngjarjet zhvillohet në Shkodër. Në këtë vëllim maturimi i autorit ndërlidhet edhe me intelektin dhe humorin shkodran.

Vëllimi romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, i takon zhanrit letrar pothuajse të paprekur nga shqiptarët, “Bildungs-roman”. Fjala është për maturimin psikologjik e moral të kryepersonazhit, konfliktin me rrethin dhe kërkimin e përgjigjeve për realitetin nga përvoja dhe ballafaqimet e përditshme.

Në shqip janë të botuara të dy vëllimet e “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”,  ndërsa së shpejti pritet edhe botimi i tretë.

Të fundit