Flash News

KRYESORE

Sekretari i Forumit Rinor të PD letër të hapur demokratëve: Mos fyeni njëri-tjetrin, beteja jonë kundër Edi Ramës dhe socialistëve

Sekretari i Forumit Rinor të PD letër të hapur demokratëve:

Indrit Hoxha,  Sekretari Burimve Njerëzore të Forumit Rinor të Partisë Demokratike i është drejtuar të gjithë demokratëve përmes një letre të hapur.

Duke marrë shkas nga debati i nxehtë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Hoxha i bën thirrje demokratëve të mbështesin kandidatët përkatës, por të mos fyejnë njëri-tjetrin pasi sipas tij do duhet të bëhen sërish bashkë për të rrëzuar PS dhe Edi Ramën. Hoxha shkruan se demokratët duhet të bëhen të gjithë bashkë për të ringritur Partinë Demokratike dhe thekson se betja nuk është mes tyre por me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Letër e hapur drejtuar demokratëve!

Ka disa ditë që ka nisur një debat i nxehtë për zgjedhjen e kryetarit të partisë demokratike të Shqipërisë.Çdo anëtar i partisë demokratike ka të drejtë të mbështesë njërin apo tjetrin kandidat që ai mendon se projekti i tij do na çojë në një opozitë të fortë për të fituar zgjedhjet mbas 4 viteve. Dilni dhe mbrojeni kandidatët që ju mbeshtesi,por mos ofendoni mos fyeni njëri-tjetrin pasi do jemi prap ne që më 23 korrik duhet të jemi bashkë dhe në krah me njeri- tjetrin sepse vetëm kështu mund të rrëzojmë PS dhe Edi Ramën që tashmë janë e keqja me e madhe kombëtare që ka mbërthyer këtë vend duke na çuar drejt instalimit të një diktature të re. Nëse kjo fushatë brenda partisë do na çojë në rrugën e akuzimit ndaj njëri-tjetrit e cila mund dhe të degradojë për shkak të tensioneve të nxehta,nuk do kemi moralin të jemi bashkë mbas 23 korrikut dhe për më tepër të rrëzojmë Edi Ramën me votë të lirë dhe demokratike. Ky është një proces që një fitues do ketë, uroj që procesi të jetë sa me transparent për të mos lënë shkas për kontestime,por humbësi t’i uroj fituesit fitoren dhe të gjithë bashkë të ringrejmë PD pasi betejen nuk e kemi me njëri-tjetrin por me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Të fundit