Flash News

KRYESORE

Sekretari i FNSI: Po tentohet t’u mbyllet goja mediave, Shqipëria kështu nuk hyn dot në BE

Sekretari i FNSI: Po tentohet t’u mbyllet goja mediave, Shqipëria

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Kombëtare Media Italiane (FNSI) Raffaele Lorusso mendon se paketa anti-shpifje ka për qëllim që t'i mbyllë gojën medias e t’i ndalojë gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

“Mendojmë se me pretekstin e fake news, pra për ta luftuar fake news, i lihet dorë e lirë këtij autoriteti publik, që në të vërtetë është emëruar nga qeveria, për të mbyllur portalet online e për t'i detyruar të heshtin.

Për këtë qëllim Federata Kombëtare e Medias Italiane së bashku me Konfederatën Internacionale të gazetarëve, i kërkon institucioneve evropiane, Këshillit Evropian ku bën pjesë dhe Shqipëria, por dhe OSBE, që deri në këtë moment ka heshtur të ndërhyjnë, ashtu siç duhet të ndërhyj dhe vetë Bashkimi Evropian, duhet të ndërhyjnë dhe qeveritë e vendeve të BE, pasi Shqipëria është një vend që aspiron të hyj në Bashkimin Evropian e negociatat për pranimin e saj nuk duhet të jenë vetëm të fushës ekonomike, financiare, o raporte tregtare. Nuk mund të mendohet se mund të hyjë në Evropë kush mohon lirinë e shprehjes e lirinë e medias.’, tha ai në Ora News.

Të fundit