All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sekretari i OSBE apel klasës politike: Kriza zgjidhet brenda për brenda, inkurajojmë dialogun sipas Kushtetutës

Sekretari i OSBE apel klasës politike: Kriza zgjidhet brenda për
All - Paragraf - 1

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Tomas Greminger ka apeluar klasën politike që të angazhohen për zgjidhjen e krizës që ka përfshirë vendin prej muajsh.

All - Paragraf - 3

Gjatë një konference për mediat, bashkë me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Greminger tha se që të bëhen përparime në këtë drejtim, duhet të angazhohen të gjithë aktorët politikë për institucionet demokratike.

“Ne i ndjekim zhvillimet politike në Shqipëri, shpresojmë që ngërçi të kapërcehet së shpejti. Besoj se zgjidhja duhet të gjendet brenda për brenda, ajo që bëjmë ne inkurajojmë dialogun.  Që të bëjë përparime duhet të angazhohen të gjithë aktorët politikë për institucionet demokratike.

Pjesëmarrja në institucionet demokratike është rruga e vetme legjitime për të patur fuqi e influencë politike. Dialogu duhet të jetë duke respektuar Kushtetutën dhe institucionet legjitime.

OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje, por asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk ndodh nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët politikë”, u shpreh Tomas Greminger

Ndërkohë, më herët, Sekretari i OSBE kërkoi më shumë angazhim nga ana e qeverisë për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020.

“Shqipëria po përgatitet për kryesimin e OSBE. Pas këtij takimi, më më vonë do të takohem me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Kryesia e OSBE nuk është përpjekje e vogël, nuk është sipërmarrje nga diplomatët, por duhet të mbështetet edhe nga qeveria. Dua të mbështetet nga i gjithë shteti. Kërkon investim kohe, përpjekje. Është ushtrim frymëzues në aspektin politik dhe do çojë në përmirësimin e profilit politik në arenën ndërkombëtare.

Është shans për OSBE për të mësuar më tepër për kombin tuaj, për të mësuar nga perspektiva rajonale e vendit tuaj. Është mundësi të mirë që të marrë rol lidershipi politik dhe të konsolidojë përpjekjet në rrugën e BE.

Duhet të tregojë rolin e saj, të dëshmojë që për të zgjidhur konfliktet, mënyra më e mirë është dialogu. Shqipëria nuk duhet të shkojë vetëm në këtë rol vitin që vjen, por të mbështetjen e sekretariatit të OSBE.  Kryesia e 2020 të jetë një sukses për të gjithë ne”, tha Greminger.

Të fundit