All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë disa orëshe në Tiranë, ka një mesazh për Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë disa orëshe në
All - Paragraf - 1

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg mbërriti në Tiranë ku ka planifikuar që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai do të shkojë edhe në Presidencë, ku do të takohet me presidentin e vendit Ilir Meta.

All - Paragraf - 3

Stoltenberg në aeroportin “Nënë Tereza” u prit nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilën zhvilloi edhe një takim të shkurtër do të kalojë pak orë në kryeqytetin shqiptar, për të biseduar me kreun e ekzekutivit, lidhur me situatën në vend.

Takimi do të jetë dypalësh e më pas do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Pas takimeve, ai do te largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Vizita e tij vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar dhe opozita e ka bërë të qartë se nuk do të hyjë në zgjedhje pa iu plotësuar kërkesat.

Dje Partia Socialiste nisi fushatën, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që të zhvillohen zgjedhje të tilla lokale.

Të fundit