Flash News

KRYESORE

Sekretari i ri i Përgjithshëm i PD: Për ’21 janarin’ u kryen hetime të pavarura nga Prokuroria

Sekretari i ri i Përgjithshëm i PD: Për ’21 janarin’

Gazment Bardhi është zgjedhur së fundmi Sekretar i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, ndërkohë që disa media e konsiderojnë si “modelin e ri të politikanit në Shqipëri.”

I ftuar në emisionin ‘A Krasta’, Bardhi u pyet edhe për ngjarjet e 21 janarit të 2011-ës, për të cilën tha se Prokuroria në atë periudhë kreu hetim të pavarur për vrasjen e katër qytetarëve.

“Do presësh reagim nga Garda nëse sulmon një institucion kushtetues”, shtoi Bardhi duke theksuar se ’21 janari’ ishte një tentativë për grusht shteti nga opozita e drejtuar nga Edi Rama.

Sipas Bardhit, personat përgjegjës, pjesë e Gardës së Republikës, kanë marrë dënimin nga gjykatat. Sa i përket pjesës morale, sekretari i PD-së bëri përgjegjës vetëm Edi Ramën, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Të fundit