Flash News

KRYESORE

Sekretari i PD i jep të drejtë Ramës: Është vërtet idiot ai që ka ende pyetje për të bërë ty...

Sekretari i PD i jep të drejtë Ramës: Është vërtet

Sekretari i PD-së, Fatbardh Kadilli i ka dhënë të drejtë kryeministrit Edi Rama për një gjë, për faktin se ka ende idiotë që kanë nevojë për fjalën e tij që të mësojnë të vërtetën për kanabizimin e vendit dhe kapjen e institucioneve. Por nga ky pohim, Kadilli përjashton vetëm gazetarët.

“Drejtë e ka kryeministri. Është vërtet idiot ai që ka ende pyetje për t'i bërë atij, që ka ende nevojë të sqarohet për bëmat dhe gjëmat e tij, që ka ende nevojë për fjalën e atij që të mësojë të vërtetën për kanabizimin e vendit, për kapjen e institucioneve, të ekonomisë dhe të gjithçkaje nga bandat e atij. Nga ky pohim përjashtohen vetëm gazetarët”, shkruan Kadilli.

Për sulmin e Ramës ndaj gazetarëve reagoi sot Federata Evropiane e Gazetarëve, e cila i kërkoi kryeministrit të mos e përsërisë atë sjellje.

Të fundit