Flash News

KRYESORE

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD hedh dyshime për Ramën: Çfarë e hidhëroi nga Samiti i Zagrebit?

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD hedh dyshime

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu komenton reagimin e Ramës nga Samiti online i Zagrebit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Kashahu ndalet te fakti se kryeministri Rama nuk pati një reagim pas mbledhjes.

Në një status në Facebook, demokrati shkruan se Rama nuk lë vogëlsi t’i shpëtojë pa e komentuar apo vetkënaqur në TV, ndërsa hesht në mënyrë të pazakontë për Samitin.

Ai hedh dritë se arsyeja mund të jetë detyrimi i panegociueshëm për të patur arritje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit ose kërkesa për të tërhequr nga mbrojtja e atyre që përfshihen në shitblerje votash apo dhe përkeqësimi i lirisë së shprehjes.

Reagimi i plotë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mori një vemendje të madhe si nga liderët e Bashkimit Europian dhe opinioni publik europian. Edi Rama që nuk lë vogëlsi t’i shpëtojë pa komentuar e pa u vetkënaqur në TV, nuk tha asnjë fjalë për Samitin e Zagrebit. Pse kjo heshtje e pazakontë e Kryeministrit? Pse Edi Rama nuk është mirënjohës për 3.3 miliard Eurot dedikuar Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria do të ketë mbështetje të rëndësishme? Cfarë e hidhëroi Edi Ramën? Ndoshta detyrimi i panegocueshëm për të patur arritje të besueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit, apo kërkesa e panegociueshme për t’u tërhequr nga mbrojtja e atyre që u përfshinë në shitblerje votash dhe nga miratimi i ligjeve që përkeqësojnë lirinë e shprehjes të inicuara nga ai vetë. Tërheqje këto më të mundimshme se tërheqja nga përballja me gazetën Gjermane Bild, e cila i pohoi mbarë Europës vërtetësinë e akuzave të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Të fundit