Flash News

KRYESORE

Sekretarja e EDS që u helmua nga gazi lotsjellës: Mezi pres të kthehem në Norvegji

Sekretarja e Përgjithshme e studentëve Demokratë Europianë, Sara Juriks ishte mes personave të lënduar nga gazi lotsjellës që u përdor nga policia. Edhe pse ajo nuk ishte e pranishme në tubim, sasia e madhe e lëndës helmuese arriti deri te hoteli, ku ndodheshin 300 të rinjtë europinë.

Në përgjigje të mesazheve të shumtë, vajza nga Norvegjia ka informuar miqtë e saj se është mirë dhe se sot do të kthehet në Oslo ndërkohë që sqaron edhe rrethanat e ngjarjes.

“Siç e keni parë shumë nga ju, sot (dje) ishte një protestë e madhe këtu. Për arsye të ndryshme, unë zgjodha të mos marrë pjesë në protestë, duke qëndruar në hotel. Sidoqoftë, gjatë darkës dhe festës së mbylljes teksa kërcenim dhe shijonim kohën tonë këtu, ne u mbuluam me gaz lotsjelles.

Lajmet u përhapen shpejt dhe arrijen te të gjithë ju, para se une t'iu informoja. Ju lutem, merreni këtë si mesazhin tim të drejtpërdrejtë: unë jam mirë dhe nesër do të kthehem në Oslo me delegacionin tonë”, shkruan ajo në Facebook.

Të rinjte Demokrat Europian ishin në Tiranë në kuadër të një bashkëpunimi me FRPD-në. Po ashtu, patën edhe takime me drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike.

Të rinjtë europianë dëshmojnë për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Të fundit