Flash News

KRYESORE

Seks për një vend pune. Shukri Xhelili në prag të lirimit?

Seks për një vend pune. Shukri Xhelili në prag të lirimit?

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish­-kryebashkiakun e Dibrës të përfshirë në një skandal seksual dhe ka zbutur masën e dënimit ndaj tij.

Në përfundim të gjykimit në Apel, nje Kolegj Penal i kryesuar nga Nure Dreni ka vlerësuar se i pandehuri Xhelili nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës sipas Panorama, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish­zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Duke iu referuar kohës së arrestimit të Xhelilit në maj 2016 dhe qëndrimit të tij në paraburgim është e afërt dita kur ai do të shijojë lirinë. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pese vjetësh.

Të fundit