Flash News

KRYESORE

“Sekserët e votave" Gjiknuri dhe Ndreu në fushatë: Gati për fitore spektakolare

Damian Gjiknuri dhe Pjerin Ndreu, dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste, që dolën në përgjimet e Bild kanë vijuar normalisht fushatën elektorale në Vlorë dhe Lezhe. Gjiknuri që kryeson shtabin e PS në Vlorë, në një takim me simpatizantët e PS shprehet se premtimet e mbajtura të mazhorancës do të kthehen në votë masive më 30 qershor.

“Me banorët e rajonit Nr.1 në qytetin e Vlorës. Në 30 Qershor, nga Vlora do të jepet përgjigja më e mirë se si vëmendja e qeverisë, investimet dhe premtimet e mbajtura përkthehen në mbështetje masive me votë dhe fitore spektakolare për Partinë Socialiste. Ky është çelësi i suksesit tonë”.

Ndërsa Ndreu, që është kandidat i PS për në Lezhë deklaron se sot ka zhvilluar takime mbresëlënëse.

“Sot takime mbreselenese ne Ungrej. Dere me dere dhe me grupe kryefamiljaresh”, shkruan Ndreu.

Pergjimi i Gjiknurit:

Në video përgjimin numër 14 është ish-ministri Damian Gjiknuri që telefonon biznesmenin Bekim Krashi dhe i kërkon llogari se kush e ka bo transportin tek komuna e këtij të fundit.

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën, merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti

Pergjimi i Ndreut:

Në video përgjimin numër 11 është Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, i cili i telefonon drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Dibër, Drini Gjeçit dhe i thotë të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit e ti bëjë presion, që të deklarojë votën hapur për PS.

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

 

 

 

 

 

Të fundit