Flash News

KRYESORE

Sektori më fitimprurës në Shqipëri i thotë jo ndihmës për të pastrehët: Qeveria të përdorë paratë e koncesioneve

Sektori më fitimprurës në Shqipëri i thotë jo

Ndërtimi është një ndër sektorët më fitimprurës në Shqipëri e pas viteve 90, e cila vazhdon të rritet me ritmin më të lartë në Europë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 74.3% e investimeve të brendshme shkuan për ndërtimin, shifër që ka ndryshuar shumë pak prej vitit 1996, kur të dhënat nisën të raportohen dhe ndërtimi mbante 79.7% të investimeve.

Megjithatë, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Biznes Albania, shoqata e Ndërtuesve dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë thanë kosto do të transferohet te qytetarët, ndërkohë që detyrimi edhe pse ka efekt financiar është jashtë ligjit për taksat vendore, çka e bën atë anti-kushtetues sipas tyre.

“Ne mendojmë që jo vetëm është taksë e padrejtë dhe antikushteutese, po penalizon rëndë dhe jam i bindur që do kalojë në stanjacion të përhershëm industrinë e ndërtimit në Shqipëri”,tha Nikolin Jaka.

Luan Bregasi i Biznes Albania tha se nuk mund të jetë vetëm sektori i ndërtimit që të përballojë politikat e strehimit. Sipas tij qeveria mund të përdorë paratë e koncesioneve.

“Koncesioni i pullave fiskale është e ardhur gati 20 milionë euro në vit, koncesioni i skanimit, i ngjyrimit të karburantit dhe shumë të tjera, të cilat shteti i ka dhënë kompanive private, pra është pjesë e tyre. Shumë mirë me ligj mund të thotë që 10%, se 3% është pak, dhe 10% tu vësh të të ardhurës që kalojnë nga taksat tona për fond për njerëzit në nevojë, Absolutisht jemi dakord. Ata mund të paguajnë pasi janë koncesione që janë dhuruar”, tha Luan Bregasi.

Ndërtuesit përsëritën se qeveria nuk është konsultuar me ta për ligjin e strehimit social, ndërkohë që ky i fundit ka hyrë në fuqi vetëm dy ditë më parë.

Të fundit