Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 1.6 ton droge, policia greke jep detaje: Trafikantët hapën zjarr, janë arrestuar 6 shqiptarë

Sekuestrimi i 1.6 ton droge, policia greke jep detaje: Trafikantët

Policia greke ka dhënë të dielën detaje për operacionin anti-drogë gjatë të cilit u kapën 1.6 tonë drogë dhe u arrestuan 10 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë.

 Në një deklaratë për shtyp, policia helene tha se janë sekuestruar 1.6 ton marijuanë, ndërsa në zona të ndryshme të Athinës 10 pjesëtarë të organizatës ndërkombëtare të drogës.

Në operacion për kapjen e skafit me drogë nga Shqipëria morën pjesë skafe të policisë, një avion i FRONTEX, një helikopter dhe snajperistë.

Policia pikasi gomonen teksa hyri ne territorin shqiptar, u ngarkua dhe në kthim, me t’u rifutur në ujërat greke nisi ndjekja.

Sipas policisë, trafikantët hapën zjarr ndaj policisë greke e cila u kundërpërgjigj. Policia greke bën me dije se si pasjë e shkëmbimit të zjarrit mbetën të plagosur disa policë.

Gomonia u arrit të ndalohej midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperistët që ndodheshin në helikopter. Në gomone ndodheshin 2 shqiptarë dhe një Italian të cilët u arrestuan nga policia.

Në Athinë u arrestuan 4 shqiptarë të tjerë, 1 italian, 1 bullgar dhe 1 grek. Sipas policisë greke trafikantët kanë hedhur në det një sasi të koniderueshme të lëndës narkotike.

Të fundit