Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Donald Lu: Shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Donald Lu: Shenjë shqetësuese se

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas sekuestrimit të 613 kg kokainë nga policia shqiptare. Teksa falenderon policinë për aksionin e aksionin e zhvilluar, ambasadori thotë se ky është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh.

Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”, shprehet ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Të fundit