Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 613 kg kokainë/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Arbër Çekajn: Kemi prova

Sekuestrimi i 613 kg kokainë/ Prokuroria kërkon arrest me burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ dyshohet se mund të jetë i përfshirë në trafikimin e 613 kg kokainë, që u sekuestrua Maminas.

Sipas informacioneve të organit të akuzës, porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.

Sipas sistemit TIMS, Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për t’u zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Vetë Çekaj, nga Gjermani ku jeton ka mohuar akuzat për implikim të tij në trafikun e kokainës, duke thënë se ai nuk kishte dijeni për ngarkesën që ishte në kamionat e tij.

Të fundit