Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i gomones me 500 kg drogë në Itali, arrestohen dy policë në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme, policia italiane sekuestroi një gomone të nisur nga brigjet shqiptare në bordin e së cilës u gjetën 500 kg kanabis. Policia shqiptare, ka njoftuar se ky ishte një operacion i përbashkët mes dy vendeve.

Në Itali u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se hetimet kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

 

Të fundit