Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 1 milion eurove, PD kërkon shpjegime nga Xhafaj: Po goditen të vdekurit. Kur do i vijë radha Begos dhe Agronit?

Sekuestrimi i 1 milion eurove, PD kërkon shpjegime nga Xhafaj: Po goditen

Partia Demokratike ka kritikuar Policinë e Shtetit duke theksuar se po tallet me pritshmëritë e shqiptarëve me njoftimin se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri. PD i referohet njoftimit të sotëm të policisë për sekuestrimin e 1 milion eurove të familjes së Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar një vit më parë në Greqi.

Opozita denoncon heshtjen e policisë dhe mosveprimin ndaj shtetasit Edmond Bego, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërkohë që në Shqipëria ka fituar tendera miliona eur. Bego, që është gjithashtu mik i deputetit Taulant Balla, nuk është hetuar asnjëherë mbi ligjin antimafia për pasurinë e tij.

PD pyet gjithashtu: “Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm,  Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?”

Reagimi i plotë i PD:

Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.

Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge.

Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik

  • Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?
  • Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?
  • Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?

Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria.

Të fundit