Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 3.4 milionë euro, ish-ministri tregon arsyet: Pse pronarët po mbrohen nga shtetit

Sekuestrimi i 3.4 milionë euro, ish-ministri tregon arsyet: Pse

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se operacioni ku u sekuestruan 3.4 milionë euro është profesionalisht jo korrekt, madje i gabuar.  Sipas Manjanit, policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave dhe aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave.

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti, ndaj s’ka se si ti kapë policia, shprehet Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit...

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj ska se si ti kapë policia!

Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!

Të fundit