Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, a do të ketë gjakderdhje në Tiranë?

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, a do të ketë gjakderdhje në

Në datën 5 qershor të 2014-ës, në Mal të Zi u kap një anije me 250 kg kokainë. Lënda narkotike u zbulua në dyshemenë e një kontenieri, ky i fundit i transportuar nëpërmjet një anijeje që sillte banane nga Ekuadori dhe kishte si destinacion final Shqipërinë. Për këtë ngjarje në Shqipëri u arrestua një shtetas kolumbian me pasaportë spanjolle.

Në datën 26 qershor në zonën e ish-Bllokut u vra bankieri Artan Santo. Një ngjarje ende e pazbardhur, por që në media është diskutuar disa herë dhe ka pasur zëra të cilat e kanë lidhur vrasjen e bankierit pikërisht me ngjarjen ku u kapën 250 kg kokainë.

Sot u kap një tjetër sasi e madhe droge vlera e të cilës arrinte në 180 milionë euro. A është ky një paralajmërim se do të ketë një hakmarrje nga ana e grupeve kriminale? Kjo mbetet për t’u parë në javët e ardhshme duke uruar që të mos ndodhë.

Të fundit