Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon azil

Arbër Çekaj, pronar i ‘Arbi Garden’, ka kërkuar azil në Gjermani. Vitin e kaluar, në muajin shkurt, në kontenierët me banane të kësaj kompanie u sekuestruan 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia.

Çekaj u arratis drejt Gjermanisë dhe autoritetet shqiptare kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të bërë të mundur ekstradimin e tij. Por procesi dhe hetimet për këtë ngjarje mund të marrin rrjedhë tjetër nëse gjykata gjermane pranon kërkesën e Çekajt për azil.

Shpesh herë në media janë publikuar lajme se Arbër Çekaj ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, nëse atij i ofrohet garanci.

Të fundit