Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i pasurisë së Admir Muratajt, ish-deputeti: Bravo Prokuroria, pse nuk e kërkoi sa ishte gjallë?

Sekuestrimi i pasurisë së Admir Muratajt, ish-deputeti: Bravo

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama komenton kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Admir Muratajt dhe familjarëve të tij, tri ditë pasi u qëllua për vdekje nga grabitja e radhës në aeroportin e Rinasit.

Ai i drejtohet me dyshime organit të akuzës se përse nuk e ngriti këtë kërkesë sa ishte gjallë Murataj, i cilësuar si ‘truri’ i grabitjeve në Rinas.

“Bravo Prokuroria!

Prokuroria e Krimeve të Rënda, paska depozituar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Admir Muratit, personit që mbeti i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit!

Bravo Prokuroria!

Po pse nuk e kërkoi sekuestrimin sa qe gjallë “koka” e grabitjeve në aeroport e përgjatë rrugës për në Rinas?!

Apo nuk e dinte se ku janë pronat e tij?!

Kjo është Prokuroria që duam!

Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata!”, shkruan Rama.

Të fundit