Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i pasurisë së Ndroqit, gazetari: SPAK është përdorur, në 7 ditë zbardhi të kaluarën kriminale të Xhemail Pasmaçiut

Sekuestrimi i pasurisë së Ndroqit, gazetari: SPAK është

Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur dyshime se SPAK është përdorur teksa thekson se nisur nga përvoja e tij, nuk ka ndodhur që brenda 7 ditëve të zbardhet historiku i të kaluarës kriminale të një personi dhe më pas të kërkohet sekuestrimi i pasurisë.

Gazetari jep vetëm një shpjegim pse ndodh kjo.

“Kjo ndodh dhe ka ndodh vetëm në rastet kur POLICIA ia ka kopsitur dosjen (me porosi apo jo) dhe ja ka dërguar të gatshme prokurorisë për të proceduar! Si rasti Bechetit etj!”, thotë gazetari.

Postimi:

SPAKU-u, Ndroqi dhe media!

##

#SPAK-u ne nje kohe rekord, brenda 7 diteve zbardhi historikun e te kaluares kriminale te Xhemail Pasmaçiut alias Ylli Ndroqi dhe kerkoje sekuestrimin e pasurise se tij!

#Nga eksperienca ime nuk ka ndodh brenda nje afati kaq rekord te behet e gjithe kjo pune hetimore!!! Por kjo ndodh dhe ka ndodh vetem ne rastet kur POLICIA ia ka kopsitur dosjen (me porosi apo jo) dhe ja ka derguar te gatshme prokurorise per te proceduar! Si rasti Bechetit etj!

#SPAK-ist, nuk rregullohet imazhi pas urdherave ndaj dy te vdekurve me sekuestrimin e nje media dhe bizneset e pronarit qe dihet per te kaluaren e tij kriminale dhe qe ishte ne qarkullim prej shume viteve!

#Te gjithe e dinim qe Ndroqi ka qene i denuar per trafik droge dhe eshte lene te ngre gjithe keto investime e deri te MEDIA duke e mbrojtur e financuar edhe nga politika me raste!

#Pse tani, kur ligji “Antimafia” eshte ne fuqi prej 2010 dhe Ndroqi aty ka qene duke ushtruar aktivitetin e tij!

#Pse ky nxitim, kur dihet qe Ndroqi nuk po shiste asnje kompani apo tjetersonte??

#Pse Ndroqit, e jo tjereve, kur dihet tashme qe shume ish-kryetar Bashkie e deputet te PS-se jane denuar jashte per trafik droge dhe asnje veprim per ata nga SPAK-u!

#Ndroqi si cdo shtetas duhet te pergjigjet per akuzat e ta justifikoje pasurine por jo ne kete menyre se i vjen era i gjithe “operacionit”!

#E hiq me pak te dergosh forcat e FNSH-se per spektakel ne nje media ku me dy oficer te SPAK-ut mund ta njoftoje pronarin per procedurat e sekuestrimit (se nuk ka as konfiskim)!

#Keq me vjen per koleget e stafin e medias qe jane terrorizuar me gjithe ate armate policesh, e qe duhet te stresohen e sikletosen per vendin e punes! Se Ndroqi nje dite do te pergjigjeje per akuzat dhe te kaluaren e tij kriminale por ne kete menyre SPAK-u nuk me bind qe nuk eshte perdorur!

Të fundit