Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi ‘Santa Quaranta’ pasi dyshohet se u ndërtua me para të krimit. Meta dhe Ahmetaj në 2015: Investim i jashtëzakonshëm, pionier i turizmit

Sekuestrimi ‘Santa Quaranta’ pasi dyshohet se u ndërtua me para

Ditën e djeshme policia nisi një mësymje në resorin ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, pronë e grupit ‘Balili’ që akuzohet për trafik droge. Vetë policia publikoi pamjet nga aksioni, ku shiheshin efektivët duke kërkuar poshtë krevateve dhe brenda në dollape, sikur do të gjenin aty të fshehur Klement Balilin, i arratisur për gati dy vite. Ky resort u vendos dje nën sekuestro pasi autoritetet dyshojnë se është ndërtuar me para të fituara nga aktiviteti kriminal.

Por një tjetër video që publiku duhet ta shikojë edhe një herë, është ajo e inaugurimit të ‘Santa Quaranta’, në gusht të 2015-ës, ku morën pjesë ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, sot president i Shqipërisë; ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sot ministër i Financave; ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, sot kryetar i Partisë ‘Zgjidhja’; kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

Meta dhe Ahmetaj vlerësuan maksimalisht punën e bërë në këtë resort, policia thotë e bërë me paratë e krimit, dhe e konsideruan si pikë kthese për turizmin shqiptar. Ministri Ahmetaj paralajmëroi se modeli i ‘Santa Quaranta’ do të shërbente për vitet e ardhshme për investimet që do kryhen në Shqipëri. 

 

Të fundit