Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 100 kg marijuanë, arrestohen 4 persona në flagrancë si grup i strukturuar kriminal

Sekuestrohen 100 kg marijuanë, arrestohen 4 persona në flagrancë

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike e llojit marijuanë, si dhe ka vënë në pranga 4 persona grup i strukturuar kriminal.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Arrestimi i shtetasve të mësipërm pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, brënda të cilit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.

Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D. është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë”, sqaron policia.

Të fundit