Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 107 kile drogë në Këlcyrë, në kërkim 2 persona, procedohet kryeplaku i fshatit

Sekuestrohen 107 kile drogë në Këlcyrë, në kërkim

Policia e Përmetit ka sekuestruar sot 107 kilogramë drogë nëpërmjetë operacionit të koduar "LIMARI" dhe ka shpallur në kërkim 2 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur "Ferra e Kuqe", në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet epolicisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë eprovës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallëzim i krimit".

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për arsye hetime sjepen të dhëna.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit