Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 146 kg lëndë narkotike në Tiranë, 7 persona të arrestuar

Policia e Tiranës në një dalje për mediet ka njoftuar se  ka goditur një grup që merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

 Operacioni i koduar “Muzgu” është zhvilluar në Pyllin e Zenelajve në Tiranë, duke sekuestruar 220 bimë kanabis dhe 146 kg lëndë narkotike kanabis. Lënda është gjetur e fshehur në një tunel që ndodhej në këtë zonë ku ishin instaluar kushte shumë të përshtatshme për mirëmbajtjen e kanabisit.

Blutë e Tiranës arrestuan 7 persona, ndërsa 10 të tjerë, të cilët ishin punësuar për të punuar në këtë aktivitet u proceduan në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë:

Mariglen Kallari, 23 vjeç, organizator

Rexhino Kallari, 24 vjeç, organizator

Gazmir Sala, 45 vjeç, ndihmës

Bledar Sala, 26 vjeç, ndihmës

Denaldo Sala, 26 vjeç, ndihmës

Mehmet Domi, 18 vjeç, ndihmës

Janë proceduar 10 shtetas, të punësuar nga shtetasit e ndaluar.

Janë sekuestruar 220 rrënjë bimë kanabis, 146 kg bimë kanabis, një automjet furgon “Ford” për transport; 25 aparate celularësh.

 

 

 

Të fundit