Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 19 kile drogë në Muriqan, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Sekuestrohen 19 kile drogë në Muriqan, arrestohet në

Policia Kufitare godeti sot një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” në kuadër të të cilit sekuestroi rreth 19 kg lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva" dhe ka vënë në pranga një person.

Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se në praga ka rënë shtetasi:

Z.Rr, 29 vjeç, banues në Vlorë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me drejtues mjeti Z.Rr, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva

Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuetrua ne cilesinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve".

Të fundit