Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 20 celularë, tentuan t’i fusnin në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se janë kapur 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilët tentuan t’i fusnin brenda ambienteve të burgut të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e institucionit, u gjetën celularët të fshehur brenda shtyllave të portave të mini-futbollit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit