Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 207 kg drogë në Portin e Durrësit, një në pranga, një tjetër në kërkim

Sekuestrohen 207 kg drogë në Portin e Durrësit, një në

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durres në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë dhe ka sekuestruar 207 kg Cannabis Sattiva.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit dhe shpallet në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin:

  • J. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi:

  • E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin J. M.,pas nje analize risku te hollesishme dhe verifikimeve te tjera speciale nga Specialistet e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

Të fundit