Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 220 kg drogë në Kosovë, vinte nga Shqipëria me destinacion vendet perëndimore

Sekuestrohen 220 kg drogë në Kosovë, vinte nga Shqipëria me

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Te Ferizajt ka njoftuar se pas një hetimi të gjatë, në bashkëpunim me njësinë antidrogë, kanë sekuestruar 220 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe tri automjete.

Radio Europa e Lirë shkruan se substanca narkotike dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria me destinacion final vendet perëndimore. "5 personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës", thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet vazhdojnë. Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të fundit