Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 230 kg lëndë narkotike dhe mijëra euro në Francë, në pranga 5 shqiptarë

Sekuestrohen 230 kg lëndë narkotike dhe mijëra euro në

Mediat franceze kanë raportuar se një grup trafiku droge është goditur nga policia e Annecy dhe 5 shqiptarë janë vënë në pranga. Arrestimet janë kryer më 3 shtator, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë të hënë.

Sipas mediave, aksioni ka ardhur pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, por thuhet se ata janë mes 30 dhe 40 vjeç.

Sipas kreut të seksionit të antitrafikut në policinë e Annecy, Jean-Philippe Charvet të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Francë dhe Zvicër.

Nga operacioni janë sekuestruar gjithsej 230 kg përzierës, tre automjete dhe 4.000 euro.

 

Të fundit