Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 36 kg kokainë në Greqi; financuesi, një shtetas shqiptar i arrestuar në Gjermani

Sekuestrohen 36 kg kokainë në Greqi; financuesi, një shtetas

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 36 kg kokainë teksa ka arrestuar 6 shtetas grekë dhe në kërkim u shpall edhe një tjetër person, edhe ai shtetas grek.

Burime policore i thanë Top Channel se financuesi i drogës është një shtetas shqiptar, i cili ndodhet i arrestuar në Gjermani nën akuzën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, të fshehur në ngarkesa frutash.

Ende nuk bëhet e ditur nëse financuesi i këtij trafiku është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë gjermane apo e ka kryer porosinë e lëndës narkotike përpara se të arrestohej në Gjermani.

Të fundit