Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 5 automjete të trafikuara, procedohen 2 shtetas, një në kërkim

Sekuestrohen 5 automjete të trafikuara, procedohen 2 shtetas, një

Policia e Shkodrës ka finalizuar sot operacionin e koduar “SUMMER 2017” dhe ka sekuestruar 5 automjete të dyshuara të trafikuara, ndërkohë që ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 automjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.

Mjetet e bllokuara janë:

-Mercedes Benz 

-Volksëagen

-Rover

-Alfa Romeo

-Yamaha (motorçikletë)

Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave” të parashikuara nga nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:

-919 mjete

-879 dokumentacione të automjeteve

-1307 shtetas

U kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.

Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative.

Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.

 

Të fundit