Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 50.000 euro në Portin e Durrësit, procedohen dy persona, ku i kishin fshehur

Sekuestrohen 50.000 euro në Portin e Durrësit, procedohen dy persona,

Policia Kufitare godet dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy persona.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Sipas policisë, u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. “Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"”, sqaron policia.

Të fundit