Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 54 kg marijuanë, arrestohet një shqiptar, një tjetër në kërkim

Në kuadër të operacionit anti-drogë, policia greke  ka arrestuar një shtetas shqiptar, dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë në aksin Kapshticë-Kostur dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Për këtë arsye ajo është vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur kapjen e shqiptarit 47 vjeçar, ndërsa shqiptari tjetër ka mundur të largohet.

Pas kontrollit në automjetin e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 8 pako marijuanë, me peshë 54 kg e 463 gramë.

Ndërkohë policia po vijon për kapjen e 37 vjeçarit, i cili rezulton të jetë drejtuesi i automjetit.

 

Të fundit