Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 613 kg kanabis dhe një gomonë në Kurbin, në pranga dy persona

Sekuestrohen 613 kg kanabis dhe një gomonë në Kurbin, në

Sekuestrohet një sasi prej 613 kg kanabis dhe një gomonë në Kurbin, si dhe përfundojnë në pranga dy persona.

Në sajë të operacionit policor të koduar "Godull" u ndaluan S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur "Godull", Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do  trafikonin lëndën  narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat  penale “Trafikim i  narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë", njofton policia.

Të fundit