Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 7.4 kile drogë në një servis makinash në Tiranë, në kërkim pronari, arrestohet djali i tij

Sekuestrohen 7.4 kile drogë në një servis makinash në

Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 7.4 kilogramë lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar në një servis dhe ka shpallur në kërkim pronarin e servisit dhe ka arrestuar djalin e tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

- E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën "Siri Kodra", ku në bagazhine mjetit tip "Benz", janë konstatuar 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 7.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit :

- H.K., ( i ati i të miturit të arrestuar ), 42 vjeç banues në Tiranë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 

Të fundit