Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Greqi, në pranga edhe 3 shqiptarë

Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Greqi, në pranga edhe 3

Policia ka sekuestruar 93 kg marijuanë në Greqi dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë dhe 3 grekë. Gjashtë të arrestuarit rezultojnë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

Dy prej shqiptareve, 31-vjeçari dhe 52-vjeçari kishin si detyrë trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut, ku ia dorëzonin pjesës tjetër të grupit. Policia ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge, ku janë identifikuar 5 nga trafikantët.

Fillimisht u arrestuan dy shqiptarë të moshës 31, 52 vjeç dhe një grek 51-vjec. Dy grekët 35 dhe 64-vjeç u larguan me makinë, por u kapën më vonë në rrugën kombëtare Selanik – Moudiana.

Gjate operacionit, u sekuestruan 52 kg 728 gramë marijuanë dhe 1150 euro. Pas kontrollit të ushtruar në një banesë në Selanik, u gjetën dhe sekuestruan 40 kg 225 gramë marijuanë, 2220 euro, 1 peshore dhe u arrestua një shqiptar tjetër 31-vjeçar. U sekuestruan edhe 3 automjete.

Të fundit