Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 98 kg lëndë narkotike në autobusin e linjës Sarandë-Athinë, në pranga shoferi shqiptar

Sekuestrohen 98 kg lëndë narkotike në autobusin e linjës

Policia greke ka sekuestruar një sasi droge në autobusin e linjës Sarandë-Athinë. Autobusi është ndaluar nga sapo ka kaluar Kakavijën në vendin e quajtur Kallpaq. Në pranga ka rënë shoferi shqiptar 34 vjeç.

Në bagazhin e autobusit janë gjetur nga policia 2 çanta që përmbanin 16 pako me 97 kg 750 gramë marijuanë.

Gjithashtu u sekuestruan 955 euro, 2 dollarë, leje qarkullimi, 2 celularë. Mësohet se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.

Të fundit